76% e sulmeve islamofobike të vitit 2017 synonin gratë në Belgjikë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

76% e sulmeve islamofobike të vitit 2017 synonin gratë në Belgjikë

NULL NULL
09/09/2018

Rreth 76 për qind e sulmeve islamofobike në Belgjikë në vitin 2017 synonin gratë myslimane.

Këtë e zbuloi dje një shoqatë anti-islamofobie që e ushtron rolin e saj pikërisht në shtetin belg.

Në raportin e shoqatës belge për Parandalimin e Islamofobisë (CCIB) thuhet se sulmet u kryen kryesisht në vendet e adhurimit, duke përhapur urrejtje në mediat sociale dhe agresion fizik ndaj njerëzve.

“Ka një sulm islamofobik në Belgjikë çdo dy ditë”, thotë raporti.

Po i njëjti raport thekson se 29 për qind e sulmeve islamofobike ndodhën në internet, e cila njëherit ishte edhe zona më e përhapur ku ndodhën këto sulme.

Kurse, zona të tjera ku ndodhën sulme islamofobike janë: Jeta e përditshme (17 përqind), institutet arsimore (16 përqind), vendi i punës (14 përqind) dhe politika (8 përqind) janë zona të tjera ku ndodhin sulme islamofobike.

Poashtu sipas CCIB, gratë muslimane u sulmuan kryesisht për shkak të shamive të tyre të kokës.

Raporti deklaroi se shumica e sulmuesve ishin meshkuj.

BE ka dëshmuar kohët e fundit rritjen e islamofobisë dhe urrejtjes së emigrantëve në vitet e fundit të shkaktuara nga propaganda nga partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste, të cilat kanë shfrytëzuar frikën mbi krizën e refugjatëve dhe terrorizmin.