75 vjet nga “Rilindja” NULL NULL 12.02.2020 08:34 12.02.2020 08:34 Sot bëhen 75 vjet nga shtypja për herë të parë e gazetës në gjuhën shqipe “Rilindja” në Kosovë. Numri i parë i gazetës u shtyp më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe pas numrit të 60-të, gazeta fillon të shtypet në Prishtinë, njofton Klan Kosova. Gazeta fillimisht botohej një herë në javë dhe më pas nga qershori i vitit 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 filloi të dalë si e përditshme. “Rilindja” u mbyll nga administrata serbe më 5 shtator 1990. Një pjesë e stafit të kësaj gazete e vazhdoi punën me shtypjen e gazetës së përditshme me “Bujku”. “Bujku” ishte revistë e profilizuar në bujqësi pasi nuk mund të dilte ndryshe për shkak të politikës. Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por pas një kohe u mbyll sërish. Redaktori i “Rilindja”, Behlul Jashari, tha që kjo gazetë ishte simbol i rezistencës, pavarësisht vështirësive të mbijetesës. “Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, kishte shkruar ai në një shtojcë speciale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025