75 për qind e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 12.10.2022 20:42 nga Qendresa Tershana 12.10.2022 20:42 Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, deklaroi të mërkurën se rreth 75 përqind e ndërtimeve në Kosovë, janë pa leje. E këtë përqindje e rriten goxha vila që dyshohet se u ndërtuan kundërligjshme në Brezovicë. Për çka policia e Krimeve të rënda bashkë me zyrtarët e prokurorisë themelore të Ferizajt, për dy ditë me radhë sekuestruan rreth 80 sosh. Aksioni po i duket me vend, ministrit të Infrastrukturës e Mjedisit, Liburn Aliut, që me propozimin e tij qeveria të mërkurën votoi shqyrtimin e projektligjit për ndërtimet pa leje. E pikërisht mos harmonizimi i ligjeve, sipas Aliu është fajtor për situatën në Brezovicë. Derisa, kritikoi edhe udhëheqësit e komunës së Shtërpcës që nuk u kujdesën për Brezovicën. Megjithatë, u shpreh i gatshëm për të ndihmuar organet e drejtësisë, të cilët deri tash kanë arrestuar rreth 30 persona.