Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

73-vjeçarja indiane bëhet nënë për herë të parë

NULL NULL
06.09.2019 11:22

Një grua 73-vjeçare nga India ka lindur vajza binjake.

“Nëna dhe bebet janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi doktoresha Uma Sankar për BBC, transmeton Klan Kosova.

Mangayamma Yaramati tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, i cili është 82 vjeç, gjithmonë kanë dashur fëmijë, por nuk kanë qenë në gjendje ta arrijnë këtë deri më tani.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur”, deklaroi ai duke shtuar se çifti mbeti shtatzënë brenda dy muajsh nga fillimi i trajtimit me IVF.

“U përpoqëm shumë herë dhe vizituam shumë mjekë. Për këtë arsye kjo është periudha më e lumtur e jetës sime”, deklaroi zonja Yaramati.

Ajo tregoi se ndihej e stigmatizuar në komunitetin dhe fshatin e saj dhe shpesh përjashtohej nga ndeja të ndryshme për shkak se nuk ishte nënë.

“Ata më quanin ‘zonja pa fëmijë’, u shpreh ajo.

Por një ditë pasi binjaket lindën, babai i tyre pësoi goditje në tru dhe aktualisht po mjekohet në spital.

Vajzat binjake erdhën në jetë me anë të metodës cezariane, e cila është më e zakonshme në raste të tilla të rralla.

Kujtojmë se edhe në vitin 2016 një grua tjetër indiane e moshës rreth 70 vjeçare kishte sjellë në jetë një djalë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.