73 vjeçari gjendet i vdekur në Prizren, jetonte i vetëm NULL NULL 10.07.2025 16:20 10.07.2025 16:20 Një burrë i moshuar është gjetur sot pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Janina” në Prizren. M.G, i moshës 73 vjeçare, sipas policisë ka qenë duke jetuar vetëm në shtëpinë e tij. Lidhur me rastin kanë nisur edhe hetimet dhe rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. “Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku që ka qenë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Është njoftuar Prokurori Publik i Shtetit për rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.