Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

72-vjeçari i Shtëpisë së të Moshuarve paditi shtetin, flasin nga Ministria e Financave (VIDEO)

NULL NULL
21.09.2022 13:44

72-vjeçari Garip Sylejmani e ka paditur Ministrinë e Financave për ngujimin e tij për tre vjet në Shtëpinë e të Moshuarve, pasi që ashensori i ri nuk po e zë karrocën e tij.

KIKS Kosova ka ndjekur hap pas hapi këtë rast dhe ka vërejtur ngecjen që ka pësuar ndërtimi i ashensorit të ri.

Kiksi ka shkuar mbrëmë në zyrën e Departamentit të Politikave Sociale, për të kërkuar një sqarim se pse ka ngecur projekti për ndërtimin e ashensorit të ri.

Mentor Morina, udhëheqës i këtij departamenti në një intervistë ekskluzive për KIKS-in u arsyetua se ky projekt nuk po ecën para për shkak të rritjes së çmimeve.

“Ne kemi pasë një kontraktor i cili ka filluar punimet gjatë vitit të kaluar dhe ka filluar me ndërtimin e kafazit …dhe sic e dijmë që në fund të vitit të kaluar ne duke parë se kompania ka kërkuar ngritjen e cmimeve për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhë dhe kemi proceduar procesin e ndërprerjes së kontratës së asaj kompanie për shkak të mos përmbushjes së obligimeve kontraktuale”, tha ai.

Morina shtoi se Ministria është duke punuar mbi këtë problem, duke premtuar që ashensori do të jetë funksional brenda muajit nëntor të këtij viti.

Intervistën e plotë të tij mund ta ndiqni nga minuta 13:25.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.