7 kg drogë e trafikuar nga Kanadaja sekuestrohet në Tiranë, arrestohet një 22-vjeçar NULL NULL 27.09.2025 10:34 27.09.2025 10:34 Arrestim - Policia e Shqipërisë Policia në Tiranë ka sekuestruar shtatë kilogramë drogë, të llojit kanabis, ku sipas organeve të rendit, lënda narkotike ishte e trafikuar nga Kanadaja. Në njoftim bëhet e ditur se është finalizuar operacioni policor i koduar “Kontinenti” ku një 22-vjeçar është arrestuar, transmeton Klankosova.tv. Derisa Policia ka bërë të ditur se është identifikuar dhe shpallur në kërkim porositësi i pakos. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.