Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

7 këshilla për t’i bërë dhëmbët të bardhë dhe të shëndetshëm (FOTO)

NULL NULL
14.12.2021 23:33

92% e të rriturve të moshës 20 deri në 64 vjeç kanë pasur kavitete në dhëmbët e tyre të përhershëm. Kjo mund të tingëllojë si diçka që nuk mund ta shmangim, megjithatë nëse vazhdojmë t’i ndjekim këshillat e duhura profesionale, mund t’i shpëtojmë dhëmbët tanë ose të paktën ta zgjasim jetën e tyre të shëndetshme.

Sot kemi 7 këshilla që mund t’ju ndihmojnë të buzëqeshni më shpesh me dhëmbë të shëndetshëm.

Pini kafe dhe çaj me qumësht

Kafeja mund të jetë një pije shumë acidike, veçanërisht kur konsumohet e zezë. Nëse e pini çdo ditë, mund të ndikojë që dhëmbët t’ju bëhen më të hollë. Për më tepër, kafeja e zezë do t’ua njollosi dhëmbët sepse përmban tanine. Si zgjidhje pini kafe me qumësht. E njëjta gjë vlen edhe për çajin e zi.

Mos i lani dhëmbët menjëherë pasi të keni pirë çaj ose kafe

Ekspertët thonë se është më mirë të mos përzieni pastën e dhëmbëve me kafenë. Është më mirë t’i lani dhëmbët 30 minuta para se të pini. Në rast se ju pëlqen ta bëni më pas, prisni të paktën 1 orë dhe më pas bëjeni. Kafeja dhe çaji e shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve për shkak të përbërjes së tyre acidike.

Është mirë ta ndiqni këtë rregull jo vetëm pasi të keni pirë, por edhe pasi të keni ngrënë ushqim.

Pini ujë me fluor pas ushqimit

Pështyma ka një rol të rëndësishëm dhe na i mban dhëmbët të sigurt. Kafeja dhe ushqimi reduktojnë prodhimin e pështymës. Thjesht pini më shumë ujë pas vaktit të ushqimit tuaj – uji më i mirë përmban fluor. Ndalon formimin e kaviteteve dhe forcon dhëmbët.

Merrni silantë dentarë të përkohshëm

Sialantët janë efektivë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve pikërisht në sipërfaqet kafshuese të dhëmbëve përtypës. Këto zona mund të mbushen me grimca ushqimi dhe mund të jetë e vështirë për t’u hequr me një furçë dhëmbësh. Në këtë rast, silantët/ngjitësit mund t’ju shpëtojnë. Konsultohuni me dentistin tuaj nëse keni nevojë për to.

Pastrojini dhëmbët me fije dentare para se t’i lani

Përdorimi i rregullt i fijeve mund ta zvogëlojë erën e keqe të gojës dhe disa sëmundje, duke e hequr pllakën. Specialistët rekomandojnë që të përdorni fije para pastrimit, por jo pas. Kjo do ta ndihmojë furçën që t’i arrijë zonat e bllokuara.

Lajini dhëmbët në të njëjtën mënyrë, çdo ditë

Mbajeni një model të rregullt për pastrim me fije. Filloni me dhëmbët e sipërm dhe punoni nga e majta në të djathtë. Pasi të keni përfunduar dhëmbët e sipërm, përsërisni të njëjtën gjë në fund nga e majta në të djathtë.

Përtypni çamçakëz deri në 20 minuta

Është gjithmonë më mirë të përtypni një çamçakëz menjëherë pas ngrënies, por ai duhet të jetë pa sheqer. Përtypeni çamçakëzin deri në 20 minuta për të rritur rrjedhjen e pështymës dhe për të eliminuar acidin pas ngrënies së ushqimit.

lajme të ngjashme