64.7 % semimaturantë kalojnë testin e arritshmërisë (VIDEO) NULL NULL 30.05.2016 20:27 30.05.2016 20:27 Gjatë ditës së sotme janë publikuar rezultatet e testit të arritshmërisë për semimaturantët e shkollave fillore të Kosovës. Këtij testi iu nënshtruan 33.440 nxënës në gjithë vendin derisa arritshmëria e nxënësve rezultoi të jetë 64.7%, prej tyre 17.2 % morën mbi 80 pikë. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, rezultatet e sivjetme janë më të mirë sesa në dy vitet paraprake, njofton Klan Kosova. Në këtë test morën pjesë 33 mijë e 102 nxënës në gjuhën shqipe, 334 nxënës në gjuhën boshnjake dhe 2512 nxënës në gjuhën turke. Kronikë nga Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day