58 vjeçarja mendoi se oferta ishte mashtrim, tani modelon për Primark NULL NULL 12.07.2019 14:25 12.07.2019 14:25 Evon Brennan kishte pranuar një mesazh në LinkedIn, e pyetur nëse do ta konsideronte që të bëhej modele dhe ajo kishte menduar se ky kishte qenë një mashtrim, sipas mediumit briantik Metro. 58 vjeçarja nuk ishte marrë kurrë më parë me modelim, mirëpo ishte kontaktuar nga njëra prej bashkëthemelueseve të agjencisë së modelimit Mrs Robinson, Fleur Brady – mirëpo Evon thjesht e kishte fshirë mesazhin. Sidoqoftë, Fleur kishte insistuar duke i dërguar edhe më shumë mesazhe dhe duke tentuar ta kontaktojë Evon-in të cilën e kishte hasur në Instagram. Ajo e kishte konsideruar atë si një model shumë të mirë për këtë agjenci që fokusohet në përfaqësimin e grave më të shtyra në moshë. Evon së fundi ka qenë pjesë edhe e kampanjës së bukurisë së brendit të famshëm Schwatzkopf, Primark, por edhe të JD Williams. . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.