Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

56 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës

NULL NULL
23.02.2021 08:57

56 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19.

Spitali njofton se gjashtë pacientë janë në respirator (CPAP), 43 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë, njofton Klan Kosova.

Përndryshe gjatë 24 orë të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Po ashtu, spitali ka njoftuar dy lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të dyja normale. Kanë lindur dy foshnje, të dyja të gjinisë femërore.

330 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,968 analiza, ndërsa janë kryer dy operacione.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.