Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

55 vjet nga vrasja e mësuesit dhe patriotit Fazli Greiçevci – Veseli e kujton atë

NULL NULL
17.08.2019 12:26

Sot janë bërë 55 vjet nga vdekja e mësuesit dhe patriotit, Fazli Greiçevci.

Jetën dhe veprën e tij sot e ka kujtuar kryekuvendari Kadri Veseli.

“Para 55 vjetësh, pas torturave mizore në burgun e Prishtinës, u vra mësuesi, shkrimtari dhe veprimtari i shquar i kauzës sonë kombëtare Fazli Greiçevci. Ai bashkë me Adem Demaçin dhe patriotët tjerë e themeluan Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve në vitin 1963. Greiçevci dhe vepra e tij kanë qenë burim frymëzimi për shumë breza të të rinjve, që dekada më pas i rrokën armët për ta mbrojtur atdheun edhe në luftën e armatosur”, ka shkruar Veseli në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Ai dhe shokët e tij janë dëshmi e sakrificës së madhe që është bërë për të arritur në ditët e sotme të lirisë dhe pavarësisë. Sakrifica e madhe e atdhetarëve tanë është obligim moral që ta japim maksimumin tonë për ta bërë Kosovën një vend të zhvilluar, ku luftohet korrupsioni e sundon ligji dhe ku të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të mira për ta ndërtuar jetën e tyre”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.