Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

53 raste u trajtuan nga mbrojtësit e viktimave për një javë

NULL NULL
13.06.2025 15:18

Zyrat për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave e Kryeprokurorit të Shtetit kanë trajtuar gjithsej 53 raste të reja të paraqitura, ku dominon dhuna në familje.

Sipas komunikatës lëshuar për media, prej 53 rasteve të reja,  51 kanë qenë raste të dhunës në familje, 1 rast është regjistruar si dhunim, ndërsa 1 rast për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Në të njëjtën periudhë janë bërë,  9 kërkesa për urdhër mbrojtjeje të parashtruara në gjykatë, 17 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente,  1 kërkesë për ndërprerje të urdhrit të mbrojtjes nga vetë pala, njofton Klankosova.tv.

Nga gjykatat janë miratuar 14 aktvendime, ndërsa,  janë zhvilluar 62 seanca gjyqësore,  janë mbajtur 13 seanca në prokurori,  janë dhënë 51 këshilla juridike, dhe janë shpallur 16 aktgjykime dënuese dhe 3 refuzuese.

Në kuadër të përkrahjes dhe ndërhyrjes institucionale,  5 raste janë referuar në Qendrat për Punë Sociale, 2 raste janë përfaqësuar në polici,  4 raste në strehimore,  3 raste janë referuar në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.