52 aksidente e 1 mijë e 555 gjoba në trafik në 24 orë NULL NULL 19.11.2019 09:37 19.11.2019 09:37 Policia e Kosovës ka publikuar disa statistika të punës së tyre për 24 orët e fundit. Sipas këtij raporti kanë ndodhur gjithsejt 52 aksidente në trafik nga të cilat 23 aksidente janë regjistruar me të lënduar, kurse 29 me dëme materiale. Nga njësitet e trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 555 tiketa. Janë arrestuar 16 persona, tetë janë në mbajtje dhe dy janë dërguar në vuajtje të dënimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.