500 mijë dollarë për t’u dukur si kukulla Barbie NULL NULL 16.03.2016 23:09 16.03.2016 23:09 Një nënë e pesë fëmijëve ka shpenzur 500 mijë dollarë në operacione plastike për ta transformuar veten në një kukull Barbie të jetës reale. 42-vjeçarja Nannete Hammond nga Cincinnati, Ohio, ka bërë 3 ndërhyrje në gjoks, mbushje të buzëve, botoks, gjysmë makeup të përhershëm, lyerje flokësh si dhe rritje thonjsh. Për ta vazhduar më tej ajo ka dhe një makinë rozë si të Barbie. Fotografitë e postuara në Instagram, janë të gjitha të realizuara nga fëmijët e saj që ka së bashku me bashkëshortin Dave. “ E di që nënat e tjera flasin prapa shpinës time, por nuk më intereson. Le të thonë çfarë të duan për paraqitjen time, nuk më shqetëson aspak. Dave dhe fëmijët e mi janë shumë krenarë për mua dhe atë që kam arritur përmes operacioneve plastike. Ata mendojnë se dukem bukur. Jeta ime është më e mirë se e Barbie-t tani”- është shprehur ajo, shkruan shekulli.com. Nannete, e fiksuar pas Barbie, nuk do ndalojë ndërhyrjet e saj derisa të jetë 70 vjeç.