500 euro në muaj për Mehmet Bogujevcin NULL NULL 09.09.2016 16:20 09.09.2016 16:20 Në bazë të rregullores për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka marrë vendimin për mbështetje të përhershme financiare ish-boksierit Mehmet Bogujevci, i cili do të përfitojë nga 500 euro në muaj. Bogujevci si fitues i Medaljes së Argjendtë në Kampionatin Botëror të organizuar më 1978-tën në Beograd, është shpallur kandidati përfitues i mbështetjes së përhershme financiare, e cila do të realizohet çdo muaj të vitit kalendarik në mënyrë retroaktive nga 1 korriku i këtij viti. Ky vendim u morr pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të bashkëngjitur, që ka ardhur nga Federata e Boksit e Kosovës, bëhet e ditur në një kumtesë për media të ministrisë që drejtohet nga Kujtim Shala, transmeton Klan Kosova.