5 ultrazëra për QMF-të e Prishtinës (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 03.07.2023 20:47 nga Flamur Gajtani 03.07.2023 20:47 727 pajisje të reja i dorëzoi Komuna e Prishtinës të hënën nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare. Në mesin e tyre janë edhe pesë ultrazëra. Dorëzimin e tyre shkoi ta bëjë të hënën kryetari i Prishtinës Përparim Rama, raporton Klan Kosova. Ai tha se këta ultrazëra janë të parët në Kosovë në sektorin primar, e si të tillë do u hyjnë fort në punë. E për digjitalizimin e shërbimeve, i pari i kryeqytetit shtoi se është kompetencë e nivelit qendror. Që këto aparatura të jenë sa më efikase, komunarët po dakordohen edhe me Odën e Mjekëve. Në kontingjentin që kushtoi mbi 280 mijë euro bëjnë pjesë edhe stetoskopë, tensiometra, analizues biokimikë e inventarë të tjerë. /Klankosova.tv