5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë NULL NULL 29.11.2021 11:22 29.11.2021 11:22 Patentë shoferët. Foto ilustruese Policia e Kosovës gjatë periudhës janar-shtator pati mjaft punë me shkelësit e rregullave të komunikacionit. E me këtë rast për të ngritur sigurinë në trafik organet e rendit kanë shtuar aktivitetet e tyre. Në funksion të kësaj policia po ashtu ua ka konfiskuar edhe patentë-shoferët vozitësve që nuk i kanë përfilluar rregullat. Në një përgjigje të këtij institucioni për Klankosova.tv janë 5 mijë e 556 leje të vozitjes të konfiskuar për nëntë muaj. “5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”. E po ashtu një numër i madh i shoferëve kanë ndëshkuar me pikë negative, gjithsejt 13 mijë e 532. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 53 minuta më parë