5.5 milionë euro, investohen në modernizimin e “Shtimjanes” (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 30.01.2023 21:25 nga Flamur Gajtani 30.01.2023 21:25 Pjesa e parregulluar e lumit “Shtimjana” bënë problem çdo herë ka të reshura. Por që të evitohen përmbytjet nga shirat, Komuna e Shtimes bashkë me Qeverinë kanë ndarë 5.5 milionë euro për të ndrequr me beton sipërfaqen kah kalon ky lum. Financimi për intervenimin në 21 kilometra është trevjeçar dhe kryetari Qemjal Aliu e vlerëson vital për Shtimen, në një prononcim për Klan Kosova. Rregullimi i shtratit po ua heq një gajle edhe qytetarëve që do të përfitojnë nga ky projekt. Ata thonë se në disa pjesë vërshohen shtëpitë e tyre sa herë që ka të reshura. Por ndërhyrja që parasheh modernizimin edhe të pjesës aktuale të ndërtuar, po kritikohet nga opozita, konkretisht PDK-ja që udhëhoqi me këtë komunë deri më 2021. Punimet sipas të parit të Shtimes, pritët të nisin pas hartimit të projektit detal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë