Sulmohet me vezë Përparim Rama në Vranjevc (FOTO) NULL NULL 22.07.2021 19:16 22.07.2021 19:16 Janë gjuajtur vezë në drejtim të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka qenë në një aktivitet në lagjen “Vranjevc” të kryeqytetit kur disa persona gjuajtën me vezë, njofton Klan Kosova. Sipas dëshmitarëve që dërguan edhe fotografi dhe video në adresë të portalit, dikush nga të pranishmit mori lëndime në kokë nga gjuajtja me vezë. Klankosova.tv ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të përgjigjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.