Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

48-vjeçarit në Gjilan i përkeqësohet gjendja në veturë, policia arrin ta shpëtojë

NULL NULL
09.07.2025 19:49

Policia ka shpëtuar një person në automjet i cili kishte vështirësi në frymëmarrje si pasojë e erës së rëndë nga derdhja e një substance me përmbajtje kimike, njofton Klan Kosova.

“Me datën 08.07.2025 rreth orës 23:55 në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në qytetin e Gjilanit, një patrullë policore nga Stacioni Policor në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave të rregullta në pikë kontrollit të automjeteve, ka vërejtur se një person mashkull i vitit të lindjes 1977, i cili ndodhej i vetëm në automjet dyshohej se kishte probleme shëndetësore, probleme këto si pasojë e derdhjes së një shesheje me substancë me përmbajtje kimike (HCL) në automjet”, ka thënë për KlanKosova.tv, Valon Osmani, zëdhënës për Policinë Rajonale të Gjilanit.

Policët i kanë ofruar ndihmën e parë në vendin e ngjarjes, dhe pastaj kanë ardhur ekipet emergjente duke ia ofruar atij ndihmën e nevojshme.

“Si pasojë e erës së rëndë të shkaktuar nga këto substanca, personi kishte shfaqur vështirësi dhe probleme shëndetësore të menjëhershme”.

“Zyrtarët policorë kanë reaguar me shpejtësi duke i ofruar ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe kanë njoftuar menjëherë ekipin emergjent. Ekipi mjekësor ka arritur në vendngjarje duke i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore personit në fjalë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.