Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djali i Kadri Veselit përlot me fjalët për gjyshin që i vdiq sot (FOTO)

NULL NULL
07.07.2021 13:17

Djali i Kadri Veselit, Klestori, ka bërë një postim emocionues për vdekjen e gjyshit të tij, Fazli Veselit, njofton Klan Kosova.

Përmes Instagramit ku postoi fotografi krah gjyshit të ndjerë, Klestori tha: “Luftove një betejë të fortë, mbajte qëndrim burrëror, e edhe në prag të vdekjes e ktheve birin tënd në vendin e vet e në mesin tonë, edhe kur trupi të lëshoj ja arrite të na sjellësh një të mirë të fundit. Për këtë do të jemi përgjithmonë mirënjohës”,

“Pusho i qetë Baba Haxhi”, shkroi tutje djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, i cili ndodhet në Hagë tash e disa muaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.