Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

450 shkrimtarë kundër Donald Trump

NULL NULL
25.05.2016 09:50

Stephen King dhe Michael Chabon, janë në mes të shkrimtarëve të cilët kanë nënshkruar një letër të hapur për amerikanët duke i shprehur shqetësimet për kandidatin për president, Donald Trump.

“Ne që kemi nënshkuar e kundërshtojmë pa mëdyshje kandidaturën e Donald Trump për President të Shteteve të Bashkuara”.

“Pasi ne besojmë që njohuritë, eksperienca, fleksibiliteti dhe vetëdija historike janë të domosdoshme për një lider. Për shkak se historia e diktaturës është histori e manipulimit dhe ndarjes, demagogjisë dhe gënjeshtrës”, thuhet në këtë letër.

Përveç këtyre shkrimtarëve të njohur në këtë letër janë nënshkruar edhe Celeste Ng, Lydia David, Rick Moody, Rebecca Solnit, Lauren Groff, Jennifer Egan, Anthony Marra dhe rreth 400 shkrimtarë të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë në historinë amerikane që shkrimtarët më me nam mblidhen së bashku kundër një force të dëmshme. Në vitin 2014, më shumë se 900 shkrimtarë e kanë nënshkruar një peticion e cila atëbotë ishte publikuar në New York Times duke u shprehur kundër Amazon, që përshkruhej si një kërcënim për industrinë e botimeve të librave.

lajme të ngjashme