Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

 45 palestinezë  të vrarë në Gaza ndërsa prisnin ndihma ushqimore

NULL NULL
17.06.2025 11:04

Të paktën 45 palestinezë u vranë të martën në mëngjes në qytetin Khan Younis, në Rripin e Gazës, ndërsa prisnin kamionë të OKB-së dhe ndihma tregtare me ushqim të domosdoshëm, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza dhe një spitali lokal.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë të qarta, por nuk duket të kenë lidhje me rrjetin e ri të shpërndarjes së ndihmave të mbështetur nga SHBA dhe Izraeli. Palestinezët thonë se forcat izraelite kanë qëlluar në mënyrë të përsëritur ndaj turmave që përpiqen të marrin ndihma. Ushtria izraelite pranon se ka qëlluar “të shtëna paralajmëruese”.

Izraeli pretendon se sistemi i ri ndalon Hamasin të përvetësojë ndihmat, por OKB dhe organizatat humanitare e kanë kundërshtuar, duke thënë se ai shkel parimet humanitare dhe nuk përmbush nevojat në rritje të popullsisë. Ekspertët paralajmërojnë për urie masive në Gaza.

Fushata ushtarake izraelite që nga tetori 2023 ka vrarë mbi 55,300 palestinezë, më shumë se gjysma gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.