44-vjeçari në Durrës futet në lokal me sëpatë, tenton të godasë dy persona NULL NULL 12.07.2025 12:19 12.07.2025 12:19 Një 44-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kishte shkuar në lokal me sëpatë dhe kishte kanosur dy persona. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër. Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër. Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë.