44 ditë luftë për shpëtimin e foshnjës (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 08.10.2021 20:32 nga Arbreshë Uka 08.10.2021 20:32 Foshnja P.G lindi para kohe në javën e 33-të, mirëpo pos lindjes së hershme tek kjo bebe u identifikuan edhe disa probleme shëndetësore. Në fakt diagnostifikimi nga neonatologët e kësaj klinike në QKUK filloi pasi foshnja kishte ca manifestime si probleme në ushqyerje dhe në atë të frymëmarrjes. Këto dyshime të problemeve gastrointestinale u konstatuan edhe pas ekzaminimeve radiologjike, ku për këtë u deshtë të intervenohet edhe kirurgjikisht. Në ditën e dhjetë pas lindjes, foshnja iu nënshtrua operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, rast ky tejet i rrallë edhe për kirurgun e fëmijëve Defrin Kocinaj ngase këtë operacion të kësaj natyre e bëri për herë të parë. E të tilla anomali janë më të rralla apo një në 100 mijë me këso keq-formime. Megjithatë, para dhe pas operimit foshnja e lindur në javën e 33-të ka qenë edhe në intubim. Veçse në momentin kur u lirua për në shtëpi, i porsalinduri doli me një masë më të madhe trupore dhe në gjendje stabile, njofton Klan Kosova.