Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

405 banesa të reja për banorët e Vlorës, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti

NULL NULL
04.05.2024 17:08
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama merr pjesë në dhurimin e 405 banesave për banorët që shtëpitë iu shkatërruan nga tërmeti

405 apartamente iu dhanë banorëve të Vlorës, të cilëve shtëpitë e tyre iu ishin shkatërruar nga tërmeti fatkeq.

Çelësat ua dorëzoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton Klankosova.tv.

“Vorë – Hapen dyert e 405 apartamenteve në qendrën e rilindur pas shkatërrimit nga tërmeti, ku thuajse askush se besonte që do rimerrte një shtëpi të re, më të madhe, më të bukur, më të fortë se ajo që humbi dhe do ta merrte FALAS siç faktikisht po e marrin FALAS rreth dymijë banorë të Vorës, të cilët do të kenë edhe një lagje të bukur, me kopsht e shkolla të reja pranë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndërkaq i pari i qeverisë ka ndarë edhe një video, ku shihet që pritet dorëhapur nga banorët.

 

 

lajme të ngjashme