400 kilogramët e kokainës të kapura në Lipjan, arrestohen dy persona NULL NULL 23.09.2022 16:34 23.09.2022 16:34 Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në vazhdim të hetimeve për rastin që ka të bëjë me sekuestrimin e 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë, sot (23.09.2022) ka realizuar bastisje në dy lokacione, me ç’rast ka arrestuar dhe ndaluar dy persona me inicialet H.SH dhe N.M. Sipas prokurorisë, të dy të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, njofton Klan Kosova. Ata janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale, si në vijim: pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale. klankosova.tv
Big Brother VIP Vedati tregon një histori 'virale' vjedhjeje, banorët shokohen nga rasti (VIDEO) 50 minuta më parë
Big Brother VIP Atdheu i futet Xhulit në shtrat, thotë se "është me fat që jeton në një epokë me të" (VIDEO) 1 orë më parë
Big Brother VIP Getinjo si 'Spiderman' dhe situatat interesante që ai krijoi gjatë mbrëmjes (VIDEO) 1 orë më parë