Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“40 lopëve s’iu jepet ujë me kovë”, Peja pa ujë, banorët në alarm (VIDEO)

NULL NULL
07.07.2025 20:08

Uji është faktor kyç i jetës së gjithsecilit, e pa të zor që bëhet.

Ai ka rol thelbësor në mbijetesën e qytetarëve kudo, e mungesa e tij këtë verë të 2025-ës është bërë temë diskutimi gjithandej.

Kiks Kosova, para disa ditësh raportoi për shqetësimin e banorëve në Komunën e Malishevës, por kësaj radhe, ankesat vijnë nga qyteti rreth 50 km larg nga i pari, Peja.

Ndonëse lumi kalon mes përmes qytetit, ujë nuk kanë boll disa fshatra të një ndër qytetit me më së shumti banorë në Kosovë, mbi 80 mijë.

Vitomerica, Loxha, B.T Kristali dhe Sferka janë disa nga zonat në të cilat mungesa e ujit vërehet me të madhe.

Xhevat Shala, banor i fshatit Loxhë, tha për Kiks Kosovën që mungesa e ujit po i shkakton telashe të mëdha gjatë kujdesjes së bagëtive që i mbanë.

E gjendja e tillë, sipas Shalës është kështu qe 1 muaj.

Sipas banorit, në fshatin Loxhë, para luftës kanë investuar banorët me para nga xhepat e tyre për ta rregulluar problemin me ujë.

E tash, sipas tij është për keqardhje gjendja në të cilën janë.

Banorët thanë për Kiks Kosovën që janë detyruar të bëjnë zgjidhje vetanake për t’u furnizuar me ujë.

Sipas asambleistit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Pejës, Naim Bytyqi, përveç Loxhës e Vitomericës, edhe fshatrat Raushiq,

Lubeniq, Dobërdol e dhjetëra të tjerë janë në telashe me mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas Bytyqit, disa faktorë mund të kenë ndikuar në shfaqjen e kësaj dukurie.

Problemi i banorëve rreth furnizimit me ujë, u ngritë si shqetësim edhe në asamblenë komunale të Pejës.

Ndonëse një zgjidhje ende nuk është në horizont.

Në anën tjetër, sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, rrjeti i furnizimit me ujë në Pejë funksionon me gravitet.

E po ashtu arsye tjetër sipas tyre është edhe keqpërdorimi i ujit të pijshëm.

Kësisoj, Kompania thonë që kanë mobilizuar inspektorë në terren 24 orë në 7 ditë të javës për ta mbajtur nën kontroll situatën.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.