4 persona janë gjetur të vdekur pranë një hoteli në Kankun NULL NULL 04.04.2023 21:12 04.04.2023 21:12 kankun Katër persona u gjetën të vdekur pranë një hoteli në Kankun të hënën, njoftojnë zyrtarëve meksikanë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Sipas prokurorit të përgjithshëm të shtetit Quintana Roo, dy persona janë arrestuar për përfshirjen e tyre të mundshme në vdekjen e katër personave. Të gjithë të vdekurit janë meksikanë, tha José Pablo Mathey Cruz, sekretari i sigurisë publike i Benito Juárez, komuna ku ndodhet Kankuni. Ai tha se dyshohet që të dyshuarit janë të angazhuar në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, duke shtuar se pamjet nga kamerat lokale të sigurisë dhe puna e përbashkët e autoriteteve lokale ndihmuan në arrestimin e tyre. Polo Gallegos, një turist që ishte në zonë në momentin e të shtënave, tha për CNN se kishte dëgjuar të shtëna teksa ishte në një palestër aty pranë rreth orës 10 të mëngjesit me kohën lokale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dukagjin Lipa nominohet për Çmimin “Menaxheri i Vitit” nga “Music Business UK Awards” 8 minuta më parë