4 mijë e 500 euro për një vizë pune, ambasada gjermane ndryshon formën e aplikimit për vizë (VIDEO) NULL NULL 19.07.2022 23:24 19.07.2022 23:24 Një termin për vizë pune në Gjermani, një qytetari të Kosovës po i kushton hiç më pak se 4 mijë e 500 euro. Me një tregtar të tillë të termineve ra në kontakt edhe gazetari i KIKS Kosovës. Duke u paraqitur se është i interesuar për një termin të vizës së punës, tregtari e siguron atë se brenda javës i bëhet termini. E gjithë kjo marrëveshje mes qytetarëve, agjencioneve dhe individëve të caktuar nuk ishte më e fshehtë. Të gjitha e dinin. Madje më askush nuk thoshte as “mos fol”. “Kom ndi, po do janë me skandale, vallahi rrezik, si t’i kap 2-3 mijë euro, hup. S’i sheh kurrë më paret. Vetë s’e kam provu, po një shok u djegë qeshtu? Ia kish dhanë njërit nja 1500, i ka premtu terminin e vizës që i bëhet andej-këndej, u zhduk, as telefon s’ka, tha as… thashë shoki ma mirë më m’i pas dhanë mu, kishe bë sevap?”, thotë një qytetar për KIKS-in. Por, a ishin ambasadat në dijeni për këtë? Me 23 qershor të këtij viti, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se zyrtarisht terminet për aplikim për viza Schengen për udhëtimet drejt Gjermanisë, nga mesi i shtatorit mund të rezervohen që tani nëpërmjet kontraktorit të jashtëm i cili është një agjencion. Ndonëse deri tash çdo agjension punonte jozyrtarisht, të paktën tani u bë zyrtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 5 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë