387 milion janë të hyrat nga marketingu për Juventus NULL NULL 21.09.2016 18:55 21.09.2016 18:55 Juventus ka publikuar raportin financiar për sezonin 2015-16. Skuadra bardhezi gjatë sezonit në fjalë, falë sponsorëve dhe të ardhurave nga marketingu, ka rritur nga një vit më parë xhiron vjetore, duke gjeneruar në total 387 milionë euro, transmeton Klan Kosova. Fitimi i klubit nga kjo shumë e qarkulluar është 4.1 milionë euro, 1.8 milionë euro më tepër nga fitimi i sezonit të shkuar. “Viti financiar 2015-2016 konfirmon një trend pozitiv në të ardhura. Për të dytin vit radhazi, bordi e mbylli vitin financiar me fitim”, thuhet në deklaratën e publikuar, duke shtuar se shuma prej 4.1 mln eurosh do të kalojë në arkat e klubit. Në vitet e fundit, Juve ka arritur rezultate të mira në Itali dhe Europë dhe këto suksese kanë bërë që të reflektohen edhe jashtë fushe, sidomos në financat e skuadrës. /Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025