Lajmet e fundit

Janë bërë 36 vjet që nga dita kur Gjorgje Martinoviq, një bujk serb nga Gjilani pati akuzuar shqiptarët për përdhunim ndërkohë që vetë e kishte futur shishen e birrës në anus.
Kjo u hapi rrugë zyrtarëve ta përdornin këtë për të bërë zhurmë politike e duke i akuzuar shqiptarët për nacionalizëm e irredentizëm, njofton Klan Kosova.
Që nga 1 maji i vitit 1985 e për dekada me radhë serbët e besuan këtë ngjarje sipas mënyrës që deshën vetë autoritetet serbe në ish-Jugosllavi pavarësisht hetimeve që e zbardhën këtë rast deri në detaje.
Për herë të parë ish-shefi i Policisë së Gjilanit që pati udhëhequr hetimet, Halit Rexhepi, rrëfen për Klan Kosovën rrjedhën e ngjarjeve dhe presionet që erdhën nga ushtarakë e politikanë nga tërë Ballkani.