36 vjeçari gjendet i vdekur në banesë, policia nis hetimet NULL NULL 06.08.2022 10:16 06.08.2022 10:16 Një 36 vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në rrugën “Sokol Dobruna” në Prishtinë. Sipas informacioneve të para i ndjeri kishte probleme të mëhershme shëndetësore, por policia bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimin e vdekjes, njofton Klankosova.tv. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 36 vjeç”. “Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që personi ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë