Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“350 mijë objekte pa leje, pa qasje për emergjencat”– Inxhinieri Driton Tafallari propozon ide shpëtimi gjatë zjarreve (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2025 19:57

Para një jave, një zjarr i fuqishëm përfshiu katet e sipërme të një ndërtese në lagjen Emshir.

Shuarja e tij mori shumë kohë dhe ngjarja nxori në pah mungesën e infrastrukturës emergjente në ndërtesat e larta: një rrezik i dyfishtë për zjarrfikësit dhe banorët.

Inxhinieri Driton Tafallari për Kiks Kosova vuri në dukje problematikën e sigurisë në rast zjarri.

Ai argumenton se rreth 350 mijë ndërtesa janë ndërtuar pa leje, duke lënë jashtë çdo analizë për qasje të ekpeve emergjente.

Si zgjidhje, Tafallari sugjeron që në banesat e ngjitura të lejohet qasja përmes tavanit – një rrugë alternative që mund të lehtësojë shpëtimin dhe punën e zjarrfikësve.

Përveç mungesës së analizës për qasje, një tjetër problem serioz në rastet e zjarrit – sipas inxhinierit Driton Tafallari – është neglizhenca në funksionalitetin e hidranteve të brendshëm.

Këto pajisje, që duhet të jenë të vendosura në çdo kat të ndërtesave kolektive, shpeshherë as nuk ekzistojnë ose nuk janë në gjendje pune.

Sipas Tafallarit, shumë pak iu kushtohet rëndësi testimit të tyre, ndonëse janë ndër elementet kyçe për ndërhyrje të shpejtë gjatë shpërthimit të një zjarri brenda ndërtesës.

Ai thekson se shpëtimi i jetëve nuk varet vetëm nga gatishmëria e zjarrfikësve, por edhe nga përgjegjësia e ndërtuesve, menaxhuesve të banesave dhe institucioneve mbikëqyrëse.

Në rastet kur zjarri shpërthen në katet më të larta, janë shkallët emergjente ato që luajnë rolin kryesor.

E këto mund të jenë dy llojesh, ndonëse ndërtesat e reja së fundmi thuhet të kenë filluar të aplikojnë më shumë kafazet e brendshme.

Një ndër rastet më të freskëta me të cilat vendi u përballë me zjarr, ishte ai në Lagjen Emshir, e sipas Tafallarit, në raste të tilla, qasja duhet lejuar nga tavani.

E kjo lejohet vetem në banesat që janë të ngjitura njëra me tjetrën.

Mirëpo sipas njohësit së inxhinierisë, viteve të fundit ka pasur përmirësime të dukshme në krejt këto pika, gjatë ndërtimit të banesave të reja.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.