34 vjet nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë NULL NULL 12.12.2024 08:04 12.12.2024 08:04 Foto ilustruese. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” sot shënon 34 vjetorin e themelimit me qëllim që të kërkonte të drejtat në arsim, duke kundërshtuar planet diskriminuese të Serbisë ndaj arsimit në Kosovë. LASH-i përcaktoi frymën e një rezistence masive kundër planeve diskriminuese serbe dhe ishte forca kryesore që përcaktoi dhe udhëhoqi zhvillimet e arsimit në Kosovë 1990-1999. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, e organizuar në degë dhe nëndegë brenda dhe jashtë Kosovës, mori përgjegjësinë e organizimit të procesit mësimor në të gjitha nivelet e shkollimit, dhe në bashkëpunim me organet profesionale dhe shkollat e Kosovës iu kundërvu ligjeve diskriminuese të Serbisë. LASH ndërmori hapa të rëndësishëm në përgatitjen e akteve të reja ligjore për funksionimin e sistemit të pavarur të arsimit të Kosovës. Puna e pavarur në arsim u bë faktor i rëndësishëm në procesin e pavarësisë së Kosovës./KP *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 3 orë më parë