337 raste aktive me COVID-19 në Shqipëri NULL NULL 13.04.2022 06:28 13.04.2022 06:28 Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 36 të infektuar dhe asnjë humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 877 testime, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 6 qytetarë në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Tiranë, Berat, 2 në Shkodër, Vlorë, Konispol, Gjirokastër, Gramsh, 1 në Kukës, Durrës, Lushnje, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan. Janë 337 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,441 që nga fillimi i epidemisë.