33 vjet nga aksioni i parë gueril i UÇK-së kundër forcave serbe (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 14:37 07.07.2025 14:37 Sot 33 vjet më parë, pas mesnatës së 6 korrikut dhe fillimit të ditës së 7 korrikut të vitit 1992, ishte ditë e martë kur u krye aksioni i parë gueril i organizuar në Republikën e Kosovës kundër forcave policore serbe. Ky aksion u zhvillua me urdhër të komandantit legjendar, Adem Jashari, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me këtë, në “Kosova Today” ka folur Gani Geci, i cili ishte vetë pjesëmarrës në këtë aksion. “Natën takoheshim me Adem Jasharin, takoheshim me shokë, para kësaj date merrnim pjesë në protesta e demonstrata në vitet 1990-91, por në këtë datë është interesant që ne nuk i kemi treguar askujt hiç. Tri javë më herët kemi shkuar edhe një herë për të vrarë policinë serbe, dhe aty ishim së bashku me vëllanë tim, Nebih Geci”, tha Geci. Ai tregon se si u organizuan për mbrojtje e për roje të fshatit. Por për të dëgjuar më shumë rreth kësaj historie, ndiqni videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 4 orë më parë