323 pako me material mësimor shpërndahen për fëmijë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

323 pako me material mësimor shpërndahen për fëmijë

NULL NULL
22/04/2020

Save the Children në Kosovë do të shpërndajë 323 pako me material didaktik si libra, lodra, broshura informative lidhur me COVID-19 dhe pajisje higjienike në 10 fshatra të Kosovës.

Pakot do të shpërndahen sot dhe nesër për fëmijët e grupmoshës 0-6 vjeç të cilët ndjekin edukimin parashkollor në Qendrat me bazë në komunitet të Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijëri të Hershme, të themeluara nga Save the Children, njofton Klan Kosova.

“Si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të koronavirus (COVID-19), të gjitha shkollat dhe institucionet e Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijëri të Hershme (KZhFH) janë mbyllur përkohësisht”.

“Kjo ka shkaktuar që fëmijët e moshave 0-6 vjeç të mos kenë qasje në edukim parashkollor dhe parafillor. Duke parë këtë situatë, Save the Children në Kosovë, javën që shkoi ishte partner kyç për të mundësuar zhvillimin e platformës së edukimit në distancë edukimiihershem-rks.net”.

“Ndërkaq, këto pako me materiale didaktike, libra, lodra dhe pajisje higjenike me mesazhe vetëdijësuese për mbrojtje nga COVID-19 do të shërbejnë si mbështetje shtesë që të gjithë vajzat dhe djemtë në këto fshatra të mund të zhvillojnë aktivitetet dhe lojëra edukative në kushte shtëpie. Shpërndarja e këtyre pakove do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me drejtoritë komunale të arsimit, shkollat, dhe koordinatorët gjeografik të Save the Children, duke respektuar protokollet e sigurisë dhe procedurat standarde të operimit në emergjenca”.

Save the Children është prezente në Kosovë që nga viti 1997 dhe punon për të siguruar të drejtat për të gjithë fëmijët në Kosovë përmes misionit të saj.

Si organizatë lidere në fushën e edukimit në fëmijëri të hershme në Kosovë, që nga 2014 ka punuar për të siguruar qasje në edukimin në fëmijëri të hershme duke themeluar 10 qendra të Kujdesit Zhvillimit në Fëmijëri të Hershme. Kjo është mundësuar përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë dhe institucionet përgjegjëse në Kosovë.