32 vjet nga mbyllja e dhunshme e gazetës “Rilindja” (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 07.08.2022 21:16 nga Qendresa Tershana 07.08.2022 21:16 Vendi i punës iu mbyllë 32 vite më parë nga forcat serbe. Por, dita e shtatë e gushtit gazetarit të gazetës “Rilindja” Ymer Avdiut do ti sjellë gjithmonë ndjenë të keqe. Avdiu thotë se shqetësim i punëtorëve të Rilindjes në atë kohë nuk ishte për vete, por për Kosovën dhe gazetarinë në vend. Derisa shton se kontributi i gazetës së parë në shqip, ishte i madh për shtetin gjithmonë. Fotoreporteri, Ilaz Bylykbashi, që bëri më shumë se 36 mijë shkrepje për gazetën thotë se situata më të vështirë që e përjetoi si pjesë e Rilindjes ishte fotografimi i familjes Jashari pasi u vranë. Ky është i zhgënjyer me trajtimin e tyre tash. Gazeta Rilindja u mbyll përfundimisht më 2002, pas largimit nga Pallati i Rilindjes.