Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

32.9 për qind e popullsisë së Kosovës, e papunë

NULL NULL
26.05.2016 13:53

Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e  fundit bazuar në statistikat e vitit 2015, thotë se 32.9% e kosovarëve që hyjnë në kategorinë e fuqisë punëtore, janë të papunë, raporton Klan Kosova.

Sipas rezultateve të ASK-së, shkalla e papunësisë është 32.9%, ndërsa shkalla e punësimit është 25.2%.

Ndërsa, në përqindje ka shumë më shumë të punësuar meshkuj se femra, pasi që 38% e të punësuarve janë meshkuj ndërsa vetëm 11.5% femra.

Femrat sipas raportit të fundit,  janë  të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, me rreth 40% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 40%.

Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7%, ndërsa shkalla më e lartë e punësimit është te grupmoshat 35-44 vjeçare me 36.2%.

Për tu realizuar ky raport me këto statistika, Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka pasur shtrirje në 600 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 4.800 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit nga korniza e

Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.