31 vjeçari që del vetëm me gratë e moshuara: Më pëlqen era dhe protezat e tyre NULL NULL 17.05.2021 13:23 17.05.2021 13:23 Një burrë në të tridhjetat e tij “i varur” nga seksi me të moshuarat ka rrëfyer se eksitohet nga ‘aroma’ e tyre, flokët gri dhe protezat e dhëmbëve Kyle, 31 vjeç, nga Pittsburgh tha: “Unë dua gjithçka rreth grave të moshuarve, e dua erën e tyre, mentalitetin e tyre, protezat e tyre”. Kyle së pari e vuri re tërheqjen e tij ndaj grave të moshuara në shkollën fillore kur ai pati një marrëdhënie me mësuesen në moshë më të madhe me flokë të thinjura. Ai kujton: “Herën e parë që kuptova se më tërhiqnin gratë e moshuara isha në klasën e gjashtë. Ishte një mësuese me të vërtetë seksi dhe ajo ndoshta ishte rreth 65 vjeç. Ajo kishte flokë platin, ishte shumë e rëndë dhe ishte thjesht e mrekullueshme”. Në kundërshtim me mendimin e njohur, Kyle thotë se gratë e moshuara kanë një epsh po aq të lartë sa gratë e reja dhe ai gëzon jetën e tij seksuale, shkruan Dailystar, transmeton Klan Kosova.