31 kallëzime penale për mbi 200 persona për manipulim votash në Pejë NULL NULL 25.03.2026 08:22 25.03.2026 08:22 Në Pejë pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv, se rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ndaj kryesuesve dhe komisionerëve të dyshuar. Ndryshe, raste të ngjashme për manipulim votash janë raportuar edhe më herët në këtë komunë.