Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

300 punëtorë të sigurimit në rrugë, Azemi: Dikush duhet të shkojë në burg (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2025 10:21

Punëtorët e sigurimit të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, kanë protestuar ditën e djeshme para objektit të administratës, pas ndërprerjes së kontratave të punës.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat Jusuf Azemi, ka alarmuar se 300 punëtorë kanë mbetur në rrugë.

Azemi deklaroi në emisionin Fol me Arin në Radio Klan Kosova FM dhe Klan Kosova se kjo situatë po keqpërdoret nga disa persona.

“Duhet ta kemi të qartë, policia nuk janë paralelizmi jonë. Janë procedura të cilën unë po e them. Në vazhdë të këtyre procedurave dikush realisht po të kishim pasur shtet, dikush është dashur të shkoj në burg. Kush? Unë nuk e di, është dikush tjetër që merret me këtë”, deklaroi Azemi në Klan Kosova.

Ai deklaroi se sot pas takimit me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, mund të merret vendim që këta punëtorë të kthehen nën menaxhimin e QKUK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.