30 vjet më parë gorilla i shpëtoi jetën një fëmije (VIDEO) NULL NULL 21.01.2016 11:23 21.01.2016 11:23 Më 30 gusht 1986, Levan Merritt, ishte vetëm pesë vjeçar kur ishte për vizitë në kopshtin zoologjik Jersey, por ra pa ndjenja brenda rrethojës së një gorille të quajtur, Jambo. Por Jambo u soll me shumë dashuri ndaj Merritt atë kohë pesë vjeçar, transmeton Klan Kosova. Gjithë ngjarja ndodhi kur ai ishte në krahët e babait të tij, mirëpo në një moment vendosi që të kërcej brenda. Merritt, u lëndua shumë pasi që u rrëzua nga një lartësi prej 18 metra. Kur ai po qëndronte i shtrirë e pa ndjenja Jambo i’u ishte afruar e kështu me shumë brishtësi ai kishte filluar ta ledhatonte. Tani 30 vjet më vonë Merritt e ka postuar këtë video dhe ka bërë xhiro përreth botës, dhe ka treguar se dëshiron të t’i dërgojë dy fëmijët e tij në vendin siç e quan ai, ku rilindi. Incidenti kishte pasur ndikim të thellë në jetën e tij – nga zhvillimi i një marëdhënie të përhershme me këtë kopsht zoologjik, e madje edhe me talljet në shkollë pasi që fëmijët e tjerë e quanin atë “Tarzan”. Por një ngjarje që ka lënë shenjë përgjithmonë është se ai që nga ajo ditë filloi të ketë dashuri të madhe ndaj kafshëve – sidomos për gorillat. Merritt nuk e harroi kurrë Jambon që e priti me kaq shumë dashuri. Në vitin 1992 Jambo kishte ndërruar jetë, mirëpo miku i tij i kishte punuar një statujë bronzi. “Do jem gjithmonë falënderues ndaj Jambos sepse gjithçka mund të ndodhte atë ditë”. “Është thjeshtë e mrekullueshme se si më ka mbrojtur ai”. “Unë jam shumë i kënaqur që një statujë e tij është brenda kopshtit zoologjik”. https://www.youtube.com/watch?v=DlMSzt5Ab14