30-vjeçari në Tiranë i vë zjarrin 2 makinave të xhaxhait të tij, shpallet në kërkim NULL NULL 17.03.2025 14:18 17.03.2025 14:18 Një 30-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi gjatë natës dyshohet se i vuri zjarrin 2 automjeteve. Përmes një njoftimi, policia bëri të ditur se automjetet ishin të parkuara në oborrin e banesës së një 66-vjeçari, transmeton Klankosova.tv. Ngjarja sipas policisë, dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie dhe automjetet e djegura janë të xhaxhait të tij. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./A2CNN.