3 shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale ekstradohen sot nga Dubai për në Shqipëri NULL NULL 19.06.2025 15:44 19.06.2025 15:44 Foto: Balkan Web Nga Emiratet e Bashkuara Arabe sot pritet të ekstradohen tre shqiptarë në Shqipëri, të shumëkërkuar dhe pjesëtarë të organizatave kriminale. I ekstraduar pritet të jetë Ado Zhika, i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar. Poashtu, i ekstraduar pritet të jetë edhe Ervis Daka, i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar. Kurse Maksim Koçi është i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar. Identiteti i personave të lartcekur është zbuluar nga Ballkanweb. Policia e Shtetit në njoftimin e saj të sotëm ka theksuar se ekstradimi do të bëhet si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kurse, në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër nga PSh-ja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Trumpi i jep afat Iranit dy javë përpara se të vendosë për përfshirje apo jo të Amerikës 14 minuta më parë
Kosova Vdiq pa pasur kancer, çka bëri prokuroria në rastin e Adnan Mulecit dhe kirurgut Bujar Vrella? (VIDEO) 32 minuta më parë