3 ndeshje spektakolare nga Superliga, spikat derbi mes Dritës dhe Feronikelit! NULL NULL nga Arbon Flugaj 01.05.2021 11:15 nga Arbon Flugaj 01.05.2021 11:15 Superliga në Artmotion këtë vikend nis në mënyrën më të mirë me 3 duele interesante të cilat luhet këtë të shtunë teksa ndeshjet kryesore zhvillohen të dielen. 15:00 DRITA – FERONIKELI ART SPORT 1 Ndeshja e cila hap xhiron e 32-të është ajo mes Dritës dhe Feronikelit e cila luhet të shtunën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Drita tashmë ka humbur lidershipin dhe qëndron në pozitën e dytë tabelore pas Ballkanit, por me pikë të njejta. 64 është numri i pikëve që “Intelektualët” kanë arritur të arkëtojnë brenda 30 ndeshjeve të deritashme kampionale. Nga ana tjetër në numër të njejtë ndeshjesh skuadra e Feronikelit ka arritur të rrëmbej vetëm 35 pikë dhe gjendet në pozitë pasi akoma nuk e ka të sigurt mbijetesën. Në 3 duelet e mëparshme këtë edicion mes këtyre dy klubeve rezultatet kanë qenë në favor të Dritës të cilët edhe kanë marrë dy fitore ndërsa në një rast janë ndalur në barazim. 15:00 ARBëRIA – GJILANI ART SPORT 2 Arbëria e pret Gjilanin në “Zahir Pajaziti” në një duel që për ta ka rëndësi jetike teksa për kundërshtarët jo edhe aq. Kjo ndeshje luhet poashtu të shtunën me fillim nga ora 15:00 teksa transmetohet direkt në Art Sport 2. Deri më tani, Arbëria ka 30 pikë në 30 duele, shifër kjo që nuk mjafton për mbijetesë dhe me këtë rast lipjanasit mbajnë edhe pozitën e nëntë e cila në fund të edicionit të dërgon një rang më poshtë garash. Nga ana tjetër, Gjilani në po 30 ndeshje deri më tani ka arritur të arkëtoj 43 pikë teksa janë stabil në pozitën e katërt tabelore. Rezultatet janë krejt identike në përballjet direkte këtë sezon, pasi nga një fitore kanë secila skuadër e ndeshja e fundit e luajtur para 1 muaji ka përfunduar barabartë 1-1. 15:00 TREPÇA ’89 – BESA Kanali nr.22/ Gurmania Mesditën e së shtunës poashtu luhet edhe ndeshja tjetër e kësaj jave në mes Trepçës ’89 dhe Besës e cila përshkak të ngjarjeve të shumta që transmetohen në platformën Artmotion do të transmetohet për fansat e skuadrave në kanalin numër 22 të platformës Artmotion, Gurmania. Mitrovicasit janë në presion të pikëve pasi në 5 ndeshjet e fundit kanë arritur vetëm tre sosh e në total kanë 35 pikë në 30 duele dhe janë vetëm një pikë dhe një pozitë mbi Drenicën e cila aktualisht është e teta dhe po të përfundonte në këtë mënyrë sezoni do të detyrohej të paraqitej në play-out. Nga ana tjetër edhe Besa ka 3 pikë nga 5 duelet e fundit mirëpo ata me vetëm 10 pikë të grumbulluara në total para një jave u bënë skuadra e parë që e ka të siguruar rrëzimin nga Superliga. Një nga dy fitoret e vetme të sezonit skuadra e Besës e ka arritur pikërisht ndaj minatorëve teksa më pas në dy raste të tjera të fituar kanë dalur Trepça ’89.