Haradinaj: Ju kërkoj votën për t’u bërë president që t’i ndihmoj vendit dhe ushtrisë për në NATO

Haradinaj: Ju kërkoj votën për t’u bërë president që t’i ndihmoj vendit dhe ushtrisë për në NATO

NULL NULL
1 javë më parë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur një takim me strukturat e kësaj partie në Gjakovë për të prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj komune dhe për të kërkuar votën për t’u bërë president.

Ai para se të niste fjalën ka kërkuar që të respektohen masat kundër pandemisë dhe që fushata të zhvillohet në bazë të tyre, njofton Klan Kosova.

“Sot jemi bashkuar për një ngjarje shumë solemne dhe ndryshe nga ajo e përhershmja për me e nisë një proces zgjedhor sepse jemi në një kohë pandemie. Dhe krahas respektimit të masave duhet ta çojmë përpara edhe ekonominë. AAK ka përgatitur një plan qeverisës të mirë, e ka paraparë aktivizimin e resurseve dhe fondin prej 1 miliardësh për të ndihmuar ekonominë. Pra, ky plan është i hartuar prej njerëzve që kanë qeverisur dhe kanë përvojë”.

Haradinaj ka përsëritur premtimin e tij se nëse vjen në krye të presidencës do të anëtarësojë ushtrinë e Kosovës në NATO.

“Jam i bindur që duke qenë president do t’i shërbejë vendit dhe Gjakovës. Ne votojmë më 14 shkurt dhe atë ditë kemi me vendosë kush do të jetë në parlamentin e Kosovës, si dhe vendosim kush është president i vendit. Pse besoj që me mua president mund të arrijmë në NATO? Sepse duke ecur drejt shndërrimit për në ushtri i kam parë hapësirat e mundshme edhe për në NATO.

“S’po e kërkoj votën vetëm për deputetë, por në këtë rast po e kërkoj votën edhe për vete për me mbërri në një situatë ku do të ndihmojë vendin. S’ka dilemë që nga ajo pozitë s’do ta harroj borxhin që kam ndaj Gjakovës, sikurse s’e kam harruar edhe kur kam qenë në qeveri”.