Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arbeloa me lëvdata për Mbappen: Jam i lumtur që kam lojtarë të këtij kalibri në skuadër

NULL NULL
06.04.2026 19:09

Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka thurur lëvdata për Kylian Mbappe para përballjes së madhe ndaj Bayern Munich në çerekfinalen e Champions League.

Arbeloa theksoi se ylli francez është transferuar pikërisht për sfida të këtij niveli, duke dhënë një mesazh të qartë për rëndësinë e tij në skuadër, transmeton Klankosova.tv.

“Jam i lumtur që kam lojtarë të tillë në dispozicion dhe një futbollist si Mbappe, i cili erdhi te Real Madridi për ndeshje si kjo e nesërmja dhe për fazat me eliminim direkt”, ka thënë Arbeloa.

Pas një periudhe të vështirë për shkak të një lëndimi në gjurin e tij, Mbappe pritet të rikthehet titullar në “Santiago Bernabeu”, duke rikthyre formacionin e rrezikshëm të madrilenëve.

“Jam i sigurt se do ta shohim Kylian në formën e tij më të mirë, duke udhëhequr ekipin ashtu siç ka ditur gjithmonë”, shtoi trajneri.

Ndeshja Real Madrid –Bayern Munich do të zhvillo0het nesër mbrëma në ora 21:00.

lajme të ngjashme